Vllasi tallet me pohimet se u sulmua shkaku i librit të tij: Jashari s’ka lexuar kurrë asnjë libër

15.03.2017 18:26
Vllasi tallet me pohimet se u sulmua shkaku i librit të tij: Jashari s’ka lexuar kurrë asnjë libër

Ditën kur politikani dhe avokati Azem Vllasi u plagos nga Mura Jashari dhe shkaqet për arsyen e atentatit, drejtoresha ekzekutive e “Grupit KOHA”, Flaka Surroi sulmin ndaj avokatit Vllasi e ka ndërlidhur në njëfarë forme pikërisht me këtë libër.

“Sot vonë kuptova për tentativën për t’ia shuar jetën Azem Vllasit. Nëse arsyeja qenka libri që doli para pak kohësh nga Botimet KOHA, atëherë kjo dëshmon edhe njëherë se sa e lirë është jeta në Kosovë. Nëse dikujt nuk i pëlqen se ç’thuhet në libër, le ta kundërargumentojë me fjalë, e jo me plumba”, kishte komentuar Surroi.

Por në një intervistë për “Klan Kosova”, Vllasi i pyetur nëse sulmi ndaj tij ka qenë i ndërlidhur me librin e tij, e ka mohuar këtë duke e tallur Murat Jasharin, e në të njëjtën kohë duke treguar se sulmi ndaj tij nuk ka pasur të bëjë asgjë me librin e tij.

“Nuk ka pasur të bëjë me librin tim, sepse ai nuk më linte përshtypje se është një njeri që ka lexuar ndonjë libër në jetën e tij”, ka thënë Vllasi.

Ditë më parë është hedhur në treg libri “Kosova: Fillimi që nuk harrohet”, i shkruar nga Azem Vllasi, e i botuar nga “Botimet KOHA”. Siç raporton portali i Grupit KOHA, “me vetë titullin ai thotë se zhbërja e Jugosllavisë ka nisur në Kosovë, e jo gjetiu siç pretendohet”./Insajderi.com