Vllasi: Jugosllavia ishte vetëm iluzion

Vllasi: Jugosllavia ishte vetëm iluzion

Azem Vllasi pritet të marrë pjesë në dialogun strategjik të Beogradit që do të mbahet me 10 dhe 11 nëntor në Metropol me temen “Jugosllavia- një shans i humbur apo iluzion politik” për të shënuar 100 vjetorin e Deklaratës së Korfuzit.

Ish udhëheqësi komunist i Kosovës, Azem Vllasi në një proncim për Tanjug ka thënë se Jugosllavia ishte një iluzion, e cila ka humbur kohë pas krijimit të saj duke shikuar nëpër ndryshime dhe reforma kushtetuese, në kërkim të një formule për mbijetesë, transmeton Indeksonline.

Në këtë variant, Vllasi thotë se Kosova duhet të jetë shtet, pasi sipas tij, Kosova me Serbinë pa Jugosllavinë do të ishte një mision i pamundur.

“Në këtë variant Kosova duhet të jetë një shtet, sepse Kosova me Serbinë, pa Jugosllavinë, do të ishte një mision i pamundur. Jugosllavia është konstitucionalizuar që nga viti 1974, dicka si një “mini Bashkim Evropian” sot. Pra ka pasur më shmë konfederatë sesa federata”, ka thënë Vllasi.

Më pas, Vllasi ka vlerësuar mundësinë dhe nevojën e sotme për bashkëpunim mes shteteve nga zona e ish-Jugosllavisë.