Avokati Azem Vllasi, i plagosur të hënën në mëngjes në banesën e tij, ka thënë se Murat Jashari ka pasur qëllim që ta vrasë, duke insistuar se një gjë e tillë ka qenë e porositur.
“Veprimi i tij është politik, është akt i porositur jo akt individual, kemi të bëjmë me mercenar të paguar kundër popullit shqiptar”, ka thënë ai.
Murat Jashari, i cili ka pranuar se ka qëlluar ndaj Vllasit, ka thënë sot para gjykatës se qëllimi i tij ka qenë që ta lëndojë ish-udhëheqësin komunist të Kosovës dhe jo ta vrasë.
Por, Vllasi thotë se at Jashari ishte i përgatitur për ta vrarë, por thotë se reagimi i tij ka bërë që të devijojë armën dhe vetëm ta plagosë në krah.
Duke folur për televizionin publik, Vllasi ka treguar ngjarjen se si ka ardhur deri tek plagosja e tij.
“Pas orës 9 mëngjesit bëri zilja dhe dola, e pash një njeri të habitshëm i ofrova ndihmë, dola thash çfarë ka zotëri, posa desha të i jap një numër telefonit për një person që mund ta ndihmonte ai nxori alltinë”, tregon ai.