Vllahiu premton shtimin e parqeve në kryeqytet

Vllahiu premton shtimin e parqeve në kryeqytet

Arbër Vllahiu ka thënë sot se do të shtojë hapësirat e gjelbëruara dhe parqet në Komunën e Prishtinës, nëse bëhet kryetar.

Vllahiu ka thënë “gjelbrimi i qytetit është përparësi e punës.”

“Parqet në qytet do të shtohen, do të gjelbrohet qyteti dhe do të rriten kapacitetet edhe të ndërmarrjes Hortikultura. Do ta dyfishojmë buxhetin e ndërmarrjes, do të përkujdesemi për rritjen e pagave të punëtorëve, do të gjejmë zgjidhjen për objektin e Hortikulturës”, ka thënë Vllahiu.

“Ta krijojmë edhe fidanishtën për të mundësuar prodhimin e fidaneve. Hapësirat e gjelbra do të shtohen gjithandej dhe qytetarët e Prishtinës do ta ndjejnë dorën e përkujdesjes për qytetin. #PërPrishtinën e gjelbruar”, ka thënë ai. /Insajderi.com