Vllahiu: Ndryshimi ka nisur, do t’ia kthejmë krenarinë qytetarit

Vllahiu: Ndryshimi ka nisur, do t’ia kthejmë krenarinë qytetarit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka nisur tubim nacional zgjedhor, ku po prezantohen të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në tubimin që po mbahet në Sallën e Sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, i pari ka folur kandidati për Prishtinën, Arbër Vllahiu.

Ai ka thënë se beteja për Prishtinën është beteja për qytetarin për t’ia kthyer besimin dhe krenarinë.

Sipas tij, ndryshimi ka nisur me marrjen e drejtimit të Qeverisë nga lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, dhe do të vazhdojë me njerëzit e AAK-së nëpër komuna.

“Kryeministër Haradinaj na prij drejt ndryshimeve të mëdha:, ka thënë Vllahiu, i cili është dhe këshilltar i Haradinajt si kryeministër.

“Ne nuk do të japim premtime, do të ofrojmë zgjidhje”, ka theksuar Vllahiu.

Mes tjerash, ai ka premtuar se me Haradinajn kryeministër do të bëhet dhe Ligji për Kryeqytetin.

Më pas, në foltore ka dalë kreu i AAK-së, Haradinaj, i cili ka thirru me emër një nga një të gjithë kandidatët e kësaj partie në 25 komuna të Kosovës.

AAK-ja, në këto zgjedhje, garon me 25 kandidatë për kryetar komunash dhe me rreth 850 kandidatë për asamble komunale.