Vlerësimi i vonuar i tenderit në Ministrinë e FSK-së

Vlerësimi i vonuar i tenderit në Ministrinë e FSK-së

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) është vonuar në procedurën e vlerësimit të një tenderi.

Bëhet fjalë për tenderin “Furnizim me material ndërtimor dhe pajisje për mirëmbajtje te objekteve të infrastrukturës përcjellëse të FSK-së”.

“Në lëndën “Furnizim me material ndërtimor dhe pajisje për mirëmbajtje te objekteve të infrastrukturës përcjellëse të FSK-së”-Lot II, procesi i hapjes së tenderit është bërë më datë 15.04.2016, ndërsa procesi i vlerësimit i filluar me datë 21.04.2016, ka përfunduar me datë 21.06.2016, apo me 30 ditë vonesë”, thuhet të raportin e Auditorit.

Rreziku, sipas Auditorit, është se vonesat në zhvillimin e procedurave të vlerësimit rrisin rrezikun për mosarritjen e objektivave të organizatës.

“Vonesat në realizimin e projekteve gjithashtu mund të rezultojnë në rritjen e obligimeve në fund të vitit, të cilat mund të jenë barrë për buxhetin e vitit vijues”, precizon raporti.

Prandaj, Auditori i rekomandon ministrit që të përmirësojë nivelin e kontrolleve në mënyrë që vlerësimi dhe realizimi i projekteve të bëhet brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj./Insajderi.com