Vlerësimi i LDK-së për procesin zgjedhor deri më tani

Vlerësimi i LDK-së për procesin zgjedhor deri më tani

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencën e parë për ditën e sotme ku ka dhënë vlerësimet e veta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri më tani.

Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se procesi zgjedhor për raundin e dytë të votimit ka nisur mirë dhe pa incidente, dhe shpreson se kështu do të shkojë deri në fund.

“Informacionet nga terreni tregojnë se gjithçka po shkon në rregull. Ne jeni të gëzuar që procesi ka filluar mbar dhe pa incidente dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojnë në rregull”, ka thënë Abdixhiku.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje policisë që të jetë e gatshme të garantojë proces të qetë zgjedhor gjatë ditës së sotme, duke shtuar se për angazhimin e Prokurorisë së Shtetit tashmë janë njoftuar përmes një komunikate publike.

Abdixhiku ka bërë të ditur se LDK-ja në dhjetë komunat në të cilat garon sot, ka të angazhuar 1784 komisionerë dhe 3568 vëzhgues./Insajderi.com