Vjosa Osmani në fushatë me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja

Vjosa Osmani në fushatë me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dhe kandidati për kryeministër i këtij subjekti politik, Avdullah Hoti, kanë thirrur një takim me të rinj dhe strukturat e LDK-së në Lipjan.

Në këtë tubim, po merr pjesë dhe Vjosa Osmani, e cila u përfshi në listën zgjedhore në momentin e fundit, megjithëse ishte femra më e votuar në zgjedhjet e kaluara.

Kryeministri në largim dhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, në një tubim zgjedhor në Lipjan ka shprehur bindjen se koalicioni LDK-AKR do t’i fitojë zgjedhjet.

Mustafa tha se kryeministri i tyre, Avdullah Hoti, është një njeri që nuk ndikohet nga vendet fqinje.

Kurse, kandidati për kryeministër, Hoti, lavdëroi shefin e tij të deritanishëm, shkruan Ekonomiaonline.

Ende s’është publikuar lista për kandidatë të LDK’së për deputetë, por, dihet tashmë se Vjosa Osmani do të ketë numrin 81. Para saj është edhe këngëtari nga Ferizaj Labinot Tahiri. Ndërsa, deputeti tjetër që ka qenë kritik ndaj Isa Mustafës ka numrin 61.