“Vjeshta 2017” arreston pesë persona të dyshuar për posedim të armëve

07.11.2017 13:38
“Vjeshta 2017” arreston pesë persona të dyshuar për posedim të armëve

Policia e Kosovës, më saktësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e asistuar nga njësit vartëse të drejtorive rajonale policore, duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Pjesë e realizimit të këtij plani kanë qenë njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, duke përfshirë atë për migrim dhe të huaj, njësitë për reagim të shpejtë dhe njësitet patrulluese të DRP-ve.

Implementimi i planit  operacional i quajtur ,,Vjeshta 2017’’, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (30) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (4)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunal si dhe janë shqiptuar  gjoba   për mungesë të arkave  fiskale, mungesë të dokumenteve të  punës  etj.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, përderisa janë konfiskuar (2) revole e tipit TT, tre (3) karikator, (16) copë municione, (3) thika ushtarake dhe (1) qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (212) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre;

123 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetas të Malit të Zi, 2 shtetas të Maqedonisë dhe 86 shtetase të Kosovës.

Të gjitha shtetaset e huaja  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila  është në proces të administrimit të lëndeve në fjalë.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.