Vjen një lajm i mirë për përdoruesit e Bitcoin

12.01.2018 19:33
Vjen një lajm i mirë për përdoruesit e Bitcoin

Çmimi i një njësie të monedhës virtuale Bitcoin është rritur në 14 mijë dollarë amerikanë, pasi kishte qenë nën këtë shifër të enjtën.

Sipas asaj që raportojnë mediet ndërkombëtare, një bitcoin tregtohet me 14 mijë dollarë.

Që prej gjashtë ditësh, Bitcoin kishte pasur vetëm rënie, derisa sot kjo monedhë virtuale ka shënuar ngritje.

Nga një lartësi prej 17,500 dollarë më 6 janar, bitcoin kishte rënë në 13,400 dollarë të enjten e kësaj jave. /Insajderi.com