Ulet tarifa e pajisjes me leternjoftim për pensionistët

Ulet tarifa e pajisjes me leternjoftim për pensionistët

Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil Bekim Hoxha ka bërë të ditur se nga nesër pensionistët mund të pajisen me letërnjoftim biometrik me vetëm pesë euro.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj kategorie që të aplikojnë për letërnjoftime biometrike.

” Është një risi për qytetarët mbi moshën 65 vjet, ministri ka marrë vendim për të liruar tarifën e kësaj kategorie. Unë i ftoj të gjithë pensionistët që të aplikojnë për letër njoftim biometrik dhe ta marrin atë vetëm me pesë euro”, ka thënë Hoxha, për Rtv21.

Hoxhaj tha se qytetarët e kategorive të tjera për tu pajisur me letërnjoftim duhet të paguajnë nga dhjetë euro.

“Qytetarët për të pajisur me letërnjoftim duhet të paguajnë paguajnë dhjetë euro, kështu ka qenë për të gjitha moshat”, ka shtuar ai.