Vjen lajmi i mirë nga Brukseli: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

Vjen lajmi i mirë nga Brukseli: BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor

“BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë në qershor.”

Thirrja e fortë është bërë nga Shefja e Politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini duke folur në Parlamentin Europian, , ku në qendër të diskutimit është Shqipëria dhe reformat e ndërmarra.

Lajmin e ka bërë të ditur media Eureporter, e cila i referohet fjalëve të Federica Mogherinit, gjatë takimit të saj me kryeministrin Rama.

Zyrtarja e lartë italiane tha se pret që Komisioni Europian të japë një “rekomandim të pakushtëzuar” për negociatat e pranimit të fillojë në “dy deri në tre muaj” të ardhshëm.

“Aderimi do të ishte i dobishëm jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për “pajtimin” e rajonit të Ballkanit”, tha ajo duke shtuar se “ Shqipëria ende mund të mos jetë gati për t’u bashkuar me bllokun prej 28 anëtarësh, por se ka bërë gjëra të pabesueshme në procesin e reformës në vitin e kaluar apo më shumë.”

“Ajo që unë shoh, megjithatë, është një vendosmëri e madhe dhe përkushtim, një ndjenjë e ‘të qënurit evropiane. Është kjo dëshirë dhe aspirata të jetë pjesë e BE-së, kjo energji Evropa ka nevojë aq shumë, veçanërisht në dritën e tendencave aktuale politike. Ajo na kujton se për çfarë është BE-ja.” theksoi zyrtarja e lartë italiane

Mogherini, gjithashtu foli me entuziazëm për progresin e bërë deri më tani, duke përmendur reformën gjyqësore dhe politikat e punëve të jashtme si shembuj kryesor.

“Sa i përket rezultateve që ka arritur në procesin e reformës, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe në politikën e jashtme, Shqipëria ka bërë gjëra të pabesueshme gjatë vitit të kaluar dhe po ecën në drejtimin e duhur. Ne jemi 100% në të njëjtën anë. ”

Ndërkohë nga ana e tij, Kryeministri Edi Rama, e cilësoi “qesharake” tendencën për ta etiketuar vendin e tij si një “kryeqytet kriminal” rajonal.

Ai pranoi se kishte ende probleme për t’u adresuar në lidhje me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndërtimin e institucioneve, por se vendi tani ishte gati të fillonte bisedimet e pranimit në BE.

“Nuk po themi se jemi gati për pranim sot dhe as nuk kërkojmë ndonjë dhuratë apo kënaqësi që është e pamerituar. Ne po themi vetëm se ka ardhur koha për të hapur bisedimet sepse e meritojmë. Një nga një kemi bërë çfarë na është kërkuar, jo sepse na është kërkuar nga Brukseli, por sepse është e mirë për vendin dhe gjeneratën e ardhshme. Skeptikët duhet të kuptojnë se hapja e bisedimeve nuk do të krijojë probleme të reja potenciale dhe se BE ka nevojë për Ballkanin ashtu siç Ballkani ka nevojë për BE”. u shpreh Kryeministri

Shqipëria është një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE që nga qershori 2014 dhe është në axhendën aktuale për zgjerimin e ardhshëm. Shqipëria aplikoi për anëtarësim më 28 prill 2009.

Ndërkohë që Brukseli ka nënvizuar disa herë vendosmërinë për të pranuar Ballkanin në BE, brenda vitit 2025.