Vjen aplikacioni që bën të flasin fotografitë

Vjen aplikacioni që bën të flasin fotografitë

Në një shoqëri dixhitale dominuar nga imazhet, ku nga Facebook tek Snapchat fotot kanë marrë vendin e fjalëve, njerëzit me dëmtime shikimi – 325 milionë në mbarë botën – rrezikojnë të mbeten jashtë. Pikërisht për të lehtësuar përfshirjen e tyre është menduar FotoOto, një aplikacion që bën të flasin fotografitë, duke i bërë ato të “dukshme” për ata që kanë probleme me të parit.

Zhvilluar nga Publicis Pixelplark, aplikacioni ka një sistem të integruar të njohjes së imazhit, falë të cilit lexon me zë të lartë përshkrimin e elementeve në foto.

Më pas e konverton imazhin në një seri tingujsh të veçantë, duke krijuar një peisazh zanor unik për çdo foto. /bota.al