Vjedhja spektakolare që një grua i bëri një agjenti të FBI-së

Vjedhja spektakolare që një grua i bëri një agjenti të FBI-së

Një agjent i FBI-së ka rënë në grackën e një gruaje me të cilën vendosi të kalonte natën. Ai  ndodhet nën hetim për shkak të një incidenti të ndodhur disa muaj më parë. Robert Manson pas një nate ku përfundoi i dehur në hotel, i është vjedhur në dhomë arma e shërbimit, një orë Rolex me vlerë 6000 dollarë si edhe 60 dollarë kesh. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Charlotte N.C.

Ky episod është konsideruar i turpshëm për FBI-në për shkak të asaj që përfaqëson. Oficeri në fjalë, kishte për detyre anti-terrorin, dhe kjo ngjarje e ka çuar nën hetim të menjëherëshëm.

Manson së bashku me disa agjentë të tjerë ndodheshin në Charlotte për trjanim, ku më pas kanë përfunduar në një bar me kërcimtare ekzotike duke pirë disa gota.

Më pas në hollin e hotelit, oficeri ka njohur një grua me të cilën vazhdoi të pinte, dhe më pas e ftoi në dhomën e tij. Mësohet se gruaja ka përfituar nga gjendja e dehur e oficerit për të kryer vjedhjen.

FBI nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me ngjarjen, duke mbajtur të fshehtë edhe emrin e gruas. Oficeri ndodhet në gjendje të lirë pasi akuzat nuk janë aq të rënda sa mund t’i kufizojnë lirinë.