Vjedhin rroba në dyqanin në qendër të Prishtinës

Vjedhin rroba në dyqanin në qendër të Prishtinës

Në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, dje rreth orës 9 është regjistruar një rast i vjedhjes së rëndë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pasi kanë thyer lokalin e viktimës femër shqiptare, aty kanë vjedhur sende të ndryshme tekstili”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar sendet që dyshohet se i kanë vjedhur në lokalin e viktimës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.