Vjedhin derivate nga kamionët e kompaninsë

26.08.2017 11:37
Vjedhin derivate nga kamionët e kompaninsë

Në Kaçanik raportohet për një rast vjedhjeje që ka nodhur në orët e mëngjesit, derisa policia ka arritur të identifikojë autorët.

Policia njofton se ankuesi mashkull shqiptar-punëtor sigurimi ka raportuar se derisa ishte në detyrë, persona të panjohur kanë vjedhur një sasi derivate në kamionët e kompanisë.

“Në vendngjarje është konfiskuar një veturë e cila dyshohet të jetë pronë e të dyshuarve, ndërsa në brendi janë gjetur shtatë copë fishekë. Lidhur me rastin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull shqiptar ku është gjetur dhe konfiskuar një revole me 1 fishek të kalibrit 7.65 mm”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.