Vjedh me armë kazinonë, arrestohet 48-vjeçari

Vjedh me armë kazinonë, arrestohet 48-vjeçari

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi grabiti nën kërcënimin e armës një kazino në kryeqytet.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Duart Berziu rreth orës 17.50 të së martës në një kazino në autostradën Durrës- Tiranë, nën kërcënimin e pistoletës i ka marrë një shumë lekësh punonjësit të kazinosë dhe më pas është larguar me një motor pa targa.

Ai u identifikua menjëherë nga policia dhe në momentin e arrestimit kishte në motor dhe 6 doza kokainë dhe shumën prej 18 mijë lekësh të reja./ Top Channel