Vizita “në heshtje” e Papa Françeskut në Auschwitz

Vizita “në heshtje” e Papa Françeskut në Auschwitz

Papa Françesku ka vizituar kampet famëkeqe të Auscwhitz-Birkenau ku kanë humbur jetën mbi 1 milion njerëz gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pasi arriti në kamp, Papa është ulur i vetmuar në një karrige për disa minuta ku edhe është lutur.

Më herët ai ka thënë se dëshiron që vizita e tij – që është e treta nga një papë në këtë vend – të bëhet në heshtje, shkruan The Guardian.

“Dua të shkoj në atë vend pa fjalime, pa njerëz të tubuar.  Dua të shkoj vetëm, të hyjë brenda e të lutem,” kishte thënë ai më herët./Insajderi.com