Vizita e Ramës në Turqi nën hijen e sulmeve në Stamboll

Vizita e Ramës në Turqi nën hijen e sulmeve në Stamboll

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vizitoi sot Turqinë, pasi i shpëtoi për disa minuta sulmit në aeroportin “Ataturk” në Stamboll, dhe paraqitjet e tij në konferencat për media përfunduan nën hijen e raportimeve për sulmet që lanë mbi 40 veta të vdekur.

Kësisoj në konferencën për media së bashku me homologun e tij turk, Binali Yildirim, mediat u koncentruan më shumë në detajet e sulmit në aeroport sesa në arsyen e vizitës dhe temat e diskutuara mes liderëve të dy vendeve.

Sipas Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, të dy kryeministrat, ai shqiptar dhe ai turk kanë folur për luftën e përbashkët ndaj terrorizmit, teksa kryeministri turk është përballur me pyetjet e gazetarëve rreth hollësive të sulmit në aeroport.

Në këtë mënyrë, kryeministri turk, ka dhënë hollësi të tjera mbi sulmin në aeroportin Ataturk, duke u zotuar se do të forcohen masat e sigurisë në të gjitha aeroportet e vendit.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin Edi Rama, ai tha se njëri prej atyre që sulmuan hodhi veten në erë jashtë aeroportit, duke u dhënë mundësi dy të tjerëve për t’u futur brenda. /Insajderi.com