“Vizita e nënpresidentit amerikan në Ballkan konfirmon përkushtonin e ShBA-së”

“Vizita e nënpresidentit amerikan në Ballkan konfirmon përkushtonin e ShBA-së”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Samiti i Kartës së Adriatikut këtë vit është shumë i veçantë.

“Pjesëmarrja e zëvendëspresidentit amerikan, Michael Pence, vetëm pak muaj pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, është dëshmia më e mirë se anëtarësimi i Kosovës dhe shteteve tjera aspiruese në NATO, do të jetësohet”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në facebook.

Gjithashtu ai ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momentum të ri.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO”, ka shkrua ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo do të konfirmohet sot edhe në Smitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5).

Para se të niste Samiti, presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit.

“Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruan më tej Thaçi./Insajderi.com