Viti, dy persona godasin me kondak arme një person tjetër

Viti, dy persona godasin me kondak arme një person tjetër

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Viti, pasi dyshohet se kanë goditur me kondak të armës një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje me viktimën, njofton policia.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima pas tretmanit  mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit është liruar, ndërsa njësitet policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Insajderi.com