Viti 2016, vdekjeprurës për mijëra azilkërkues

Viti 2016, vdekjeprurës për mijëra azilkërkues

Shumë refugjatë janë duke vdekur në përpjekje për ta siguruar një jetë sa më të mirë në vendet evropiane. Mirëpo si kurrë më parë liderët politikë janë duke ua kthyer shpinën atyre dhe krizës që është duke ndodhur me ta.

Këtë vit deri më tani kanë vdekur rreth 3 mijw emigrantë duke kaluar Detin Mesdhe, ku mbytja e tyre ka ardhur nga anijet e mbipopulluara.

Kulmi i tyre u arrit në tetor të vitit 2015, ishte një vit vdekjeprurës ku kanali midis Libisë dhe Italisë u bë kanali më i rrezikshëm në botë.

Punëtorët e shpëtimit të Detit Mesdhe kanë thënë për “The Independent”, se edhe pse më pak azilkërkues janë rrezikuar në udhëtimin drejt Greqisë, gjendja e tyre është përkeqësuar nga marrëveshja e BE-Turqi, pasi që gjendja e tyre çdo herë e më shumë po shkon duke u rritur.

Të paktën 1.500 persona pritet që të mbërrijnë në Sicili të dielën, duke e çuar totalin në të paktën 3 mijw që nga e premtja.

Kështu me ardhjen e tyre drejt këtij kanali Siri-Itali priten që kontrabandimi i tyre të jetë fatal si i shumë tjerëve, rritja e tyre vetëm në vitin 2016 ka shkuar më shumë se në 2606, që janë regjistruar në mes Libisë dhe Italisë.

Azilkërkuesit më së shumti që i drejtohen Detit Mesdhe janë nga Nigeria, Eritrea, Gambia, Sudani, Somalia dhe vende të tjera afrikane./Insajderi.com