Viti 2016 pritet të dominohet nga sistemi Android

Viti 2016 pritet të dominohet nga sistemi Android

Bota e smartphone-ëve Android është shpesh kaotike dhe e paorganizuar, por duket se këtë vit në muajin prill do të dalin llojet e reja të telefonave me këtë sistem operativ.

Gjashtë muaj pasi Google publikoi Android Marshmalloë të gjitha pajisjet e reja po prodhohen me këtë sistem operativ, duke nisur që nga Xiaomi M5 apo Samsung Galaxy S7.

Të gjitha llojet e reja të smartphone do të publikohen muajin e ardhshëm ku spikasin emra të tjerë si, P9 e Huaëei, HTC 10 dhe hyn në treg edhe Oppo me R9 dhe R9 Plus, do të ketë sistem android.

Nëse jeni duke kërkuar një telefon të ri, mund të prisni dhe disa javë deri në publikimin e tyre ku të keni më shumë mundësi zgjedhjeje, shkruan theverge.com

Shumë pajisje dot ë kenë USB të tipit C, LG dhe Huawei do të na bindin se vetëm një kamera në pjesën e mbrapme të telefonit nuk është e mjaftueshme.

Por krahas telefonëve Android edhe Apple ka hyrë në tregun e prillit me iPhone SE, por duket se muaji do të dominohet nga pajisjet e reja Android.