Vitesse e Rashicës dhe Heerenveni i Zenelit ndajnë pikët në Holandë [Video]

Vitesse e Rashicës dhe Heerenveni i Zenelit ndajnë pikët në Holandë [Video]

Takimi mes dy kosovarëve në Holandë ka përfunduar pa fitues.

Ndeshja në mes të Vitesses së Milot Rashicës e Heerenvenit të Arbër Zenelit, përfundoi baras 1:1, raporton Insajderi

Ekipet e dy yjeve të Përfaqësueses së Kosovës barazuan në kuadër të xhiros së 19-të në kuadër të Eredivisie.

Autogoli i Hoegh në minutën e 13’ i dha epërsinë Vitesses, ndërsa për Heerenven shënoi van Amersfoort në minutën e 37’.

Rashica e Zeneli luajtën që të dy titullarë në këtë takim, duke zhvilluar 90 minutat e plota, derisa paraqitje më të mirë dhuroi Rashica, që u vlerësua me notën më të lartë të këtij takimi.

Anësori kosovar mori notën e lartë 8.0 për paraqitjen e tij, derisa me 6.6 u vlerësua paraqitja e Arbër Zenelit.

Vitesse e Rashicas pas 19 xhirove renditen në pozitën e 7-të, derisa Heerenveni i Zenelit renditet në pozitën e nëntë. /Insajderi.com