Vila luksoze e Ilir Metës në Beograd

02.11.2017 19:33
Vila luksoze e Ilir Metës në Beograd

Ish-truproja dhe krahu i djathtë i Berishës, Izet Haxhia ka reaguar me një postim në rrjetin e ti social Facebook, ku tregon foton e një vile 100-vjeçare që ndodhet në kryeqendrën serbe por që tani më është pronë e çiftit Meta -Kryemadhi.

Ai pretendon se kjo vilë është në pronësi të çifit Meta-Kryemadhi. Të kujtojmë se Ilir Meta nga kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim u zgjodh President i Shqipërisë, kurse vendin në parti ia lëshoi bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Ky është postimi i Haxhiajt:

“Mirmengjes pipell Albaneze. Kjo eshte nje vile ne MILJAKOVAC te Beogradit ne pjesen e tij te vjeter. Eshte ndertuar para rreth 100 vjetesh dhe restauruar para 50 viteve. Po do thoni ju, çfare na duhet neve te dime per kete vile ne kryeqendren me te madhe te anti shqiptarizmit. E di se juve nuk ju intereson asgje, as nuk ju ben me pershtypje, por kjo vile u perket çiftit Meta -Kryemadhi. Po po ketyre te dyve. Eshte streha e fshehte e dashurise se tyre. Ku here pas here e freskojne ate dashuri brenda mureve te kesaj vile. Jo vetem freskojne dashurine e tyre por edhe aleancat e fshehta mes patroneve ne Beograd per te “miren“ tuaj o popull. Sa e mire eshte kjo politika Shqiptare. Liken nga Cepani i larget i Skraparit dhe Monen nga malet e Dibres i ben me vile ne mes te Beogradit. Do thoni po tapine ku e ke qe te na vertetosh qe eshte vila e ketyre. Pyesni Edi Ramen qe e beri president Like floririn, se tapine ja gjen miku i tij Vuçiç”.