Vijnë dy urimet e para nga Kosova për fitoren e Angela Merkel

Vijnë dy urimet e para nga Kosova për fitoren e Angela Merkel

Urimi i parë nga Qeveria e Kosovës, për kancelaren gjermane, Angela Merkel, pas fitores në zgjedhjet federale në Gjermani, ka ardhur nga zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Tëitter, ai ka thënë se fitorja e Merkelit është fitore e vlerave, duke shtuar se raportet Kosovë-Gjermani vetëm po forcohen.

“Urime për CDU dhe zonjën Merkel për fitore në zgjedhje, një fitore e vlerave evropiane. Marrëdhëniet Kosovë-Gjermani po forcohen”, ka shkruar Hoxhaj.

Nga rezultatet e para del se Merkel në zgjedhje ka fituar më shumë se 32% të votave.

Ndwrsa urimi i dytw ka ardhur nga njw tjetër zëvendëskryeministër, njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel për fitoren e saj në zgjedhjet në Gjermani.

Pacolli ka thënë se Merkel dhe gjithë Gjermania, kanë dëshmuar gjithmonë se janë mbështetës të Kosovës, e për këtë i është mirënjohës.

Postimi i Pacollit në Facebook:

E përgëzoj Kancelaren Merkel dhe partinë e saj për fitoren në zgjedhjet demokratike që u mbajtën sot në Gjermani.

Gjermania dhe zonja Merkel janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës.