Vijnë dy “remake” të këngës “Simpatia” – njëra tallava, tjetra hip-hop [video]

Vijnë dy “remake” të këngës “Simpatia” – njëra tallava, tjetra hip-hop [video]

Lumi B dhe Dhurata Dora kanë publikuar projektin e tyre më të ri, i cili është ripërpunim i këngës “Simpatia” të Edona Llaloshit dhe Memli Krasniqit.

Këngëtarja Edona Llalloshi, për 20 vjetorin e publikimit të hitit, para disa ditësh kishte publikuar edhe vetë një remiks të kësaj kënge.

Version i ri i Edonës ka tinguj komercial dhe tallava, përderisa Lumi B dhe Dhurata Dora sjellin një version modern të këngës.

Tekstin e këngës së ripërpunuar e ka shkruar Lumi B dhe producent i këngës është “Big Bang”. Ndërsa, videoklipi është realizuar nga Max Production.

Ky është bashkëpunimi i dytë me radhë i Lumi B dhe Dhurata Dorës. Bashkëpunimi i fundit ishte kënga “Edhe pak” së bashku me Real dhe Blunt. /Insajderi.com