VIDEO: Publikohen pamje të incidentit me Ambasadorin amerikan në Nish

VIDEO: Publikohen pamje të incidentit me Ambasadorin amerikan në Nish

Kryetar i Qendrës për të drejtat e njeriut, Dragan Krstiq, ka gjuajtur pamflete me fotografinë e Putinit drejt ambasadorit amerikan në Serbi, Kyle Scott, derisa ai po mbante ligjërata në Universitetin e Nishit.

Ligjërata e sotme e ambasadorit të SHBA në Serbi, Kyle Scott, në Universitetin e Nishit është shënuar me një skandal tipik shovinist.

Dragan Krstiq, nga ballkoni ka gjuajtur pamflete dhe ka bërtitur “Nuk na nevojitet demokracia amerikane!”, “Na keni goditur me bomba!”, “Kosova është Serbi, Krimeja është Rusi!”.

Nëpër pamflete të cilat Krstiq i kishte gjuajtur ishte fotografia e kryetarit rus Vladimir Putin dhe shkrimi “Duam bazat ruse”, “Jo – diktaturës, censurës, njëmendësisë, manipulimit dhe beogradizimit”.

Sigurimi e ka larguar Krstiqin nga salla, ndërsa policët e kanë ndaluar atë pasi ka qëndruar para ndërtesës së Universitetit.

Ligjëratën e ka organizuar Klubi serbo-amerikan për miqësi dhe bashkëpunim.