Vidhet kisha katolike në fshatin Letnicë

Vidhet kisha katolike në fshatin Letnicë

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Letnicë të Vitisë persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash në kishën katolike në këtë fshatë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia përkatëse është duke hetuar rastin.

“Fshati Letnicë, Viti 04.02.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë brenda kishës katolike dhe nga arka kanë vjedhur një shumë parash. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Insajderi.com