Vidhen shtatë bidona me derivate në vendin ku do ndërtohet ambasada amerikane

Vidhen shtatë bidona me derivate në vendin ku do ndërtohet ambasada amerikane

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët kanë vjedhur në vendin ku po ndërtohet objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Personave të dyshuar iu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e derivateve, 7 bidonë nga dhjetë litra që dyshohet të jenë vjedhur.

“Sot rreth orës 13:30 njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje. N.O 37 vjeç dhe F.M 39 vjeç. Personave te dyshuar iu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e derivateve (7 bidonë 10 litërsh), që dyshohet të jenë vjedhur. Personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërkohe që hetuesit policorë po merren me rastin”, ka njoftuar Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.