Vidhen 70 mijë fjalëkalime dhe të dhëna tjera interneti

Vidhen 70 mijë fjalëkalime dhe të dhëna tjera interneti

Njerëz të panjohur kanë vjedhur rreth 70 mijë fjalëkalime (pasword) dhe të dhëna tjera të shfrytëzuesve zviceranë të internetit. Siç bën të ditur qendra kompetente në nivel të federatës “Melani”, vjedhjen e të dhënave e ka paraqitur një burim i besueshëm, shkruan srf.ch, përcjell albinfo.ch

Në këtë rast të vjedhjes masive bëhet fjalë në radhë të parë për emra përdoruessih (Username), e-mail adresa dhe fjalëkalime të shërbimeve të ndryshme të internetit, transmeton albinfo.ch. Kështu, në rast se një person, në platforma të ndryshme të internetit përdor gjithmonë username dhe pasword të njëjtë, u mundëson mashtruesve që në mënyrë të lehtë t`i shfrytëzojnë të dhënat e tij për qëllime ilegale.

Të gjithë ata që duan të vërtetojnë nëse adresat e tyre janë prekur nga kjo vjedhje, këtë mund ta bëjnë duke klikuar faqen e internetit: checktool.ch.