Vidhen 21 mijë konto dhe fjalëkalime të internetit në Zvicër

Vidhen 21 mijë konto dhe fjalëkalime të internetit në Zvicër

Persona të panjohur kanë vjedhur 21 mijë fjalëkalime (Pasword) dhe qasje në të dhënat e internetit. Për këtë arsye, Qendra e sigurimit të informacioneve për analiza dhe lajmërim (MELANI) që vepron në nivel të federatës u rekonadon të gjithë përdoruesve të internetit që të kontrollojnë nëse është sulmuar edhe adresa e tyre e emailit, shkruan sda.ch.

Të dhënat e siguruara nga personat e panjohur dhe të paautorizuar mund të përdoren për qëllime të paligjshme. Tash për tash nuk dihet se ku janë vjedhur të dhënat.

Veçanërisht problematik është fakti se në shumë shërbime interneti, adresa e Emailit përdoret njëkohësisht si fjalëkalim (Pasword). Kështu, në rastet kur përdoruesi i internetit e përdor fjalëkalimin e njëjtë për shumë portale të ndryshme, kji u mundëson hakerëve që në mënyrë të thjeshtë t`i keqpërdorin këto fjalëkalime për mashtrime, shantazhime ose vjedhje identiteti.

Për këtë arsye MELANI ka përgatitur një qendër online, përes të cilës secili mund të vërtetojë nëse është prekur adresa e tij e emailit ose fjalëkalimi. Qendra mund të gjendet në këtë link: https://www.checktool.ch