Videoja që De Biasi u tregoi futbollistëve me Adem Jasharin – serbët e quajnë ‘skandal’

Videoja që De Biasi u tregoi futbollistëve me Adem Jasharin – serbët e quajnë ‘skandal’

“Veprim në mbështetje të terrorizmit”. Kështu e kanë quajtur mediat serbe videon e përgatitur nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për futbollistët e tij, e cila shërbeu si frymëzim për kuqezinjtë para ndeshjes me Rumaninë.

Blic në një shkrim të publikuar e lidh trajnerin De Biasi me terrorizmin. “Skandaloze, trajneri italian i Shqipërisë përkrah terrorizmin”, titullohet shkrimi, shoqëruar edhe me videon e postuar nga De Biasi.

Sipas gazetës serbe, “në një video që ka postuar De Biassi, shfaqet UÇK-­ja, ushtri terroriste. Videoja tregon anëtarët e organizatës terroriste, UÇK­-së në veprim, me te cilën ai u përpoq të bëjë një lidhje me historinë e ekipit të futbollit në EURO 2016”.

keta

“De Biasi, te cilit i është dhënë shtetësia shqiptare, ka publikuar një video që tregon një pjesë të historisë së Shqipërisë, por edhe luftës në Kosovë, në të cilën morën pjesë anëtarët e organizatës terroriste Ushtria Çlirimtare e Kosovës”­ shkruan gazeta.

Në fund, videoja mbyllet me ndeshjet e luajtura për kualifikimet e EURO 2016, ku spikat mesazhi i De Biazit: “Falë jush Europa po në sheh si të barabartë”.

Ndiqeni videon e De Biasit drejtuar futbollistëve para takimit me Rumaninë: