Thaçi takohet me presidentin e Këshillit Evropian, tregon çfarë biseduan

Thaçi takohet me presidentin e Këshillit Evropian, tregon çfarë biseduan

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës, ka takuar sot Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Lajmin për takimin e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të KE-së, Donald Tusk, dhe ka publikuar një video të takimit.

Presidenti Thaçi diskutoi me presidentin Tusk për rrugëtimin evropian të Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e dhënë në këtë drejtim.

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj evropiane.

“Kemi bërë hapa të rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt familjes së madhe evropiane. Procesi i integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të përshpejtohet me veprime konkrete. Është jetike për shtetin tonë dhe mbarë rajonin që BE-ja të mbetet e angazhuar në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit. /Insajderi.com