Video: Të shtëna me armë dhe tre të plagosur, klubi i Serisë A ndërpret stërvitjen

Video: Të shtëna me armë dhe tre të plagosur, klubi i Serisë A ndërpret stërvitjen

Momente frike në Pegli, lagjen ku stërvitet klubi i Genoa-s, që pasditen e sotme ka qenë e detyruar të ndërpresë stërvitjen për shkak të asaj që ka ndodhur në autostradën që ndodhet pak metra larg qendrës së tyre stërvitore.

Një makinë, ndoshta e vjedhur, nuk ka ndaluar në një postbllok të policisë. Pas këtij momenti janë dëgjuar të shtëna armësh që kanë bindur ekipin e Ballardini-t të ndërpresë stërvitjen.

Sipas informacioneve të fundit, nga këto të shtëna kanë marrë plagë të lehta tre policë, ndërsa dy personat përgjegjës janë në kërkim, shkruan Telesport.

Në qendrën stërvitore të klubit kanë qenë të pranishëm edhe rreth 50 tifozë, të cilët po ndiqnin seancën stërvitore të skuadrës.

https://youtu.be/sJdYW4e1_H4

https://youtu.be/zhFNcLeNsUY