Video shokuese si një udhëtar e qëllon me grusht në stomak gruan shtatzënë, e cila është e shurdhër

Video shokuese si një udhëtar e qëllon me grusht në stomak gruan shtatzënë, e cila është e shurdhër

Një video shokuese është publikuar në media pas një përleshje fizike të zhvilluar brenda aeroportit në Orlando. Një çift i shurdhër, të cilët ishin të fejuar thanë se një udhëtar tjetër ndaloi të fejuarën shtatzënë e cila është e shurdhër dhe e goditi në stomak e pastaj shqelmoi në kokë edhe qenin e shërbimit të tyre.

Në videon tronditëse, partneri i gruas shtatzënë, Mateu Silvay, është parë së pari duke u grindur dhe duke bërë me shenja plot zemërim ndaj pasagjerit Timothy Manley, derisa ishin ende në aeroplan, pasi Manley dyshohet se kishte grushtuar qenin e tyre të shërbimit me emrin Zariel.

Gjithashtu, Manley dyshohet se goditi në stomak nusen e Silvayt, Hazel Ramirez, e cila është shtatzënë 20-javëshe.

Në video, Silvay 30-vjeçar, shihet i nevrikosur gjatë përballjes me Manleyn i cili ishte i ulur në vendin e tij në aeroplan, pasi Manley dyshohet se grushtoi qenin e tij.

Silvay gjithashtu e shqelmoi Manleyn 59-vjeçar, derisa ai ishte ulur në ulësen e tij në aeroplan.

Sidoqoftë, zënka shpejt eskaloi më tej brenda terminalit të aeroportit në Orlando.

Ramirez thotë se derisa ishin në terminal, Manley e goditi në stomak, gjë që pastaj e zemëroi të shoqin e saj, dhe atëhere burrat u hodhën në një përleshje të plotë fizike.

Të dy burrat janë parë në video duke u përleshur, derisa fëmijët e çiftit shiheshin duke bërtitur dhe duke qarë.
“Gruaja ime ishte pranë meje dhe ajo ka alergji ndaj qenve, prandaj unë kisha qëllim vetëm për ta larguar atë,” tha Manley për ABC News, duke mohuar se ai e rrahu qenin./Insajderi