VIDEO: Ronaldo rikthehet tek goli, i shënon Dortmundit

VIDEO: Ronaldo rikthehet tek goli, i shënon Dortmundit

Cristiano Ronaldo ka realizuar gol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Dortmundit, pas dy ndeshjeve radhazi pa shënuar.

Portugezi, i cili nuk kishte shënuar gol në dy ndeshjet e fundit me Real Madridit – ndaj Alaves dhe Real Betis në La Liga – i shënoi Borussia Dortmundit në minutën e 51-të të takimit, raporton Insajderi.

Ky është goli i tretë i Ronaldos në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, pasi i kishte realizuar dy gola në sfidën ndaj Apoel Nicosiat në xhiron e parë. /Insajderi.com

https://twitter.com/DesTaquito1/status/912767922531110912