VIDEO: Policia u kërkon të largohen, taksitë ilegale nuk e respektojnë urdhrin

VIDEO: Policia u kërkon të largohen, taksitë ilegale nuk e respektojnë urdhrin

Taksitë ilegale që funksionojnë në Komunën e Prishtinës nuk e kanë ndërmend të nalen pavarësisht se “uzurpojnë” hapësirat e parapara për autobusët urbanë.

Të premten, disa nga këto taksi ilegale nuk kanë respektuar as urdhrin e Policisë së Kosovës, raporton Insajderi.

Në një video që ka siguruar Gazeta Online Insajderi, shihet se edhe pas urdhrit të policisë për t’u larguar, shoferët e taksive ilegale të vendosura në qendrën e kryeqytetit – tek “Tre Sheshirat” – nuk e respektojnë këtë urdhër.

Menjëherë pas largimit të policisë, këto taksi rikthehen sërish në hapësirën kushtuar autobusëve të trafikut urban. /Insajderi.com