Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 ka tronditur Meksikën këtë të martë, duke tundur ndërtesat në kryeqytetin Mexico City dhe duke detyruar njerëzit të dalin të tmerruar " />

VIDEO: Pamje të tmerrshme pas tërmetit që tronditi Meksikën

VIDEO: Pamje të tmerrshme pas tërmetit që tronditi Meksikën

Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7.4 ka tronditur Meksikën këtë të martë, duke tundur ndërtesat në kryeqytetin Mexico City dhe duke detyruar njerëzit të dalin të tmerruar në rrugët e qytetit.

Lëkundja sizmike goditi vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City në vitin 1985.

Tërmeti i sotëm e kishte epiqendrën 8 km në juglindje të Atencingos, në qytetin-shtet të Pueblës, me një thellësi prej 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, ndërsa Agjencia Sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8.

https://twitter.com/BreakingNNow/status/910226033739288584