Video nga vrasja e deputetit çeçen i cili po shkonte me veturë në punë

Video nga vrasja e deputetit çeçen i cili po shkonte me veturë në punë

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda veturës, kanë filmuar momentin kur deputeti i Çeçenisë qëllohet për vdekje derisa po shkonte me veturë në punë.

Magomed Askhabov nga Republika e Çeçenisë, përplaset me veturë në shtyllën elektrike në momentin kur qëllohet me pushkë automatike nga persona të panjohur, të cilët po e ndiqnin me veturë, transmeton Telegrafi.

Por, kamerat e instaluara brenda veturës së tij Toyotas Camry kanë filmuar momentin kur një veturë tjetër i afrohet në anën e majtë, dhe derisa Askhabov po lëvizte me shpejtësi të madh ekzekutohet me pushkë automatike, xhami i përparmë i veturës mbulohet me gjakun e tij.

Ndërkaq i pari i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov ka deklaruar se bazuar në informatat që i posedon, vrasja e Askhabovit nuk është bërë për shkaqe politike.