Video ku Ivanoviqi shihet duke i penguar shqiptarët të kalojnë në veri

Video ku Ivanoviqi shihet duke i penguar shqiptarët të kalojnë në veri

Lideri i iniciativës qytetare “Liri, Drejtësi, Demokraci”, Oliver Ivanoviq i cili u vra në mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës, në qershor të vitit 1999 ua ndalonte shqiptarëve që të kalojnë në veri.

Në një video Ivanoviq shihet duke dhënë urdhër të ndalet kamera dhe duke thënë se “shqiptarët nuk mund të kalojnë, është problem i yni”, dëgjohet Ivanoviq duke thënë në video të ingjizuar më 16 qershor të vitit 1999.

Oliver Ivanoviq në nëntor të vitit 2001 ishte emëruar ministër në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa në vitin 2014 ai u arrestua për krime lufte në vitin 1999 dhe 2000 në Mitrovicë. Ai akuzohej për vrasje, dëmtim prone dhe dëbim të shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. /Insajderi.com