VIDEO: Hajni më i pafat në botë – tenton të vjedhë veturën, por kapet nga luftëtari i MMA-së

VIDEO: Hajni më i pafat në botë – tenton të vjedhë veturën, por kapet nga luftëtari i MMA-së

Një hajn i veturave është sulmuar ashpër nga një luftëtar i sportit të arteve marciale MMA, pasi më parë kishte tentuar që t’ia vjedhë atij veturën në një parking në Angli.

Videoja, e filmuar në Angli më 24 korrik, shfaq një hajn që tenton të vjedh një veturë, raporton Daily Mail.

Hajni përpiqet që të hyjë në automjet, por për pak kohë ndalet kur një makinë dhe një kalimtarë kalojnë pranë tij.

Pas disa momenteve, ai vrapon përsëri në makinë dhe tërheq derën. Por, atëheë mbërrin një sportist i arteve marciale MMA, i cili e sulmon hajnin.

Dy gra mund të shihen gjithashtu në video duke folur në telefon, potencialisht duke e lajmëruar policinë.

Ngarkuesi i videos në kanalin e internetit Youtube, shkruan: “Hajni përpiqet të hyjë në një makinë, por kapet nga një luftëtar i MMA”. /Insajderi.com