Video e parë e publikuar e sulmit në Londër

23.03.2017 10:13
Video e parë e publikuar e sulmit në Londër

Gazeta prestigjioze “The Telegraph”, ka publikuar një video ku shihet se si sulmuesi kishte kryer sulmin e tij afër Parlamentit Britanik, duke ecur me shpejtësi mbi urë.

Në video shihet një grua e cila bie nga ura në lumë.

Sulmi në Londër ka ndodhur gjatë ditës së djeshme afër një qyteze në Londër, ku deri më tani kanë mbetur të vdekur shtatë persona ndërsa 40 të tjerë të lënduar.

Sulmuesi kishte goditur njerëzit me makinë, theri për vdekje një polic ku sulmuesi  më pas u vra nga policia. /Insajderi.com