VIDEO: Bruno publikon këngën e re

VIDEO: Bruno publikon këngën e re

Bruno ka publikuar këngën më të re e cila mban titullin “A më do”.

Muzikën e ka realizuar Flori së bashku me Brunon, tekstin e kanë bërë dyshja në bashkëpunim me Fifin. Në videoklip është edhe aktorja Arta Nitaj, e njohur ndryshe për rolin e saj në serialin “O Sa Mirë”.

Lidhja mes Brunos dhe Artës ka marrë fund ditë më parë.

Arta nuk është e para femër që shfaqet në projektet e Brunos, edhe modelja Alesia Noka, ish- e dashura e këngëtarit ishte pjesë e një klipi dikur.