Video: Biznesmeni qëllohet për vdekje

15.11.2017 17:29
Video: Biznesmeni qëllohet për vdekje

Policia ka publikuar imazhet tronditëse të cilat tregojnë momentin kur një burrë u sulmua me armë gjysmë automatike derisa po largohej nga puna, në lindje të Londrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Haroon Hussain, 32 vjeç, u la për i vdekur pas një prite të pamëshirshme, e cila ndodhi pasi ai u largua nga vendi i punës.

Policia britanike tani ofrojnë 20,000 funte për çdo informacion në lidhje me vrasjen në tentativë e cila ndodhi në qershor të vitit të kaluar.

Aty shihen dy burra të maskuar të cilët dalin nga një makinë aty pranë, para se të vrapojnë në një rrugicë dhe të lëshojnë të shtëna në drejtim të Haroon, i cili bie menjëherë në dysheme.

Ata pastaj ikin nga vendi i ngjarjes, duke e lënë biznesmenin duke derdhur gjak në pragun e vendit të punës së tij.

Ai u zbulua nga gruaja e tij më vonë dhe u dërgua në spital ku, fatmirësisht, kirurgët ishin në gjendje të shpëtonin jetën e tij.

Megjithatë, sulmi ka shkaktuar dëme të përhershme tek babai i dy fëmijëve.