Victoria Beckham padit restorantin për një arsye të veçantë

Victoria Beckham padit restorantin për një arsye të veçantë

Victoria Beckham do të padisë një restorant që dërgon ushqime në shtëpi për shkak të reklamës së tij, e cila e shfaq atë si ikonën anoreksike të modës dhe e krahason atë me një copë pice të hollë.

“Sidhu Golden Fish and Chips in Battle Hill, North Tyneside”, deklaron se pica që ky restorant shet është më e hollë sesa Victoria Beckham.

Një zëdhënës i stilistet të njohur e ka cilësuar këtë restorant si pakujdesshëm dhe të papërshtatshëm për përdorimin e kësaj reklame, e cila ka rreth tre vite që ekziston.

Në një tjetër slogan të këtij restorant shfaqet një karikaturë dobët e Victoria, e cila mban një shirit, ku shkruhet: “Ikona anoreksike e modës”.

Zëdhënësi i Beckham ka thënë se tashmë me këtë çështje do të merret ligji.