Vëzhgues nga Bashkimi Evropian, të cilët kanë arritur në Kosovë për fushatën zgjedhore, janë duke monitoruar tubimet e partive politike.
Ata janë parë edhe në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.
KQZ ka njoftuar ditë më parë se nga BE-ja në Kosovë do të vijnë rreth 100 persona që do të bëjnë monitorimin e zgjedhjeve. Përveç kësaj, monitorimin e zgjedhjeve do ta bëjnë edhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Fushata elektorale deri më tani ka kaluar pa incidente serioze. Megjithatë, VV ka njoftuar të dielën në mbrëmje se disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e kësaj partie në fshatin Studençan të Therandës.
Vetëvendosje ka akuzuar koalicion PDK-AAK-NISMA për këtë duke iu referuar me emrin që ia kanë vënë kohës kur është lidhur ky koalicion.
“Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s i ka nxjerrë nga takti koalicionet e territ. Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Lëvizjes”, thuhet në nisje të komunikatës lidhur me këtë incident./Insajderi.com