Vetvritet duke u djegur me benzinë – dëshmitarët nuk munden ta shpëtonin

Vetvritet duke u djegur me benzinë – dëshmitarët nuk munden ta shpëtonin

Një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”, ku i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar “benzinë” dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç, 175 cm i gjatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë blutë e Sarandës.