Veturat pas vitit 2021 do t’i kenë 11 sisteme të reja të sigurisë

Veturat pas vitit 2021 do t’i kenë 11 sisteme të reja të sigurisë

Komisioni Evropian ka kërkuar nga prodhuesit e automobilave vendosjen e 11 sistemeve të reja të sigurisë të detyrueshme për të gjitha automjetet e reja duke filluar nga viti 2021.

Këto sisteme, sipas KE-së, do të përgjysmojnë numrin e të viktimave dhe të lënduarve (26,000 në vit sipas analizës së fundit) në aksidentet rrugore, transmeton KosovaPress.

Që nga viti 2010, Bashkimi Evropian ka ulur numrin e aksidenteve me 20%, por Komisioni Evropian thekson se nuk ka pasur rënie të konsiderueshme që nga viti 2013.

Vlerësohet se vendosja e kësaj pakete sigurie do të shpëtojë rreth 7,300 jetë dhe do të parandalojë 39,000 lëndime serioze për periudhën 2020- 2030.

Një nga sistemet që do të kërkohet është kamera e pasme, e cila ka qenë e disponueshme prej vitesh si një pajisje, duke kursyer rreth 95 jetë në vit në SHBA.

Ndër masat e reja që kërkohen nga KE-ja janë edhe vendosja e rripave të avancuar të sigurisë, mbështetja inteligjente për shpejtësi, ndihma për përcjelljen e korsive etj.