BMW ka tërhequr nga tregu më shumë se 1 milion vetura dhe modelet SUV në Shtetet e Bashkuara për shkak të rrezikut nga zjarri nën kofano, si dhe rekomandohet që ato të parkohen jas" />

Veturat e BMW-së po marrin flakë, tërhiqen nga tregu mbi 1 milion vetura

Veturat e BMW-së po marrin flakë, tërhiqen nga tregu mbi 1 milion vetura

BMW ka tërhequr nga tregu më shumë se 1 milion vetura dhe modelet SUV në Shtetet e Bashkuara për shkak të rrezikut nga zjarri nën kofano, si dhe rekomandohet që ato të parkohen jashtë derisa të përfundojnë riparimet.

Në dy tërheqjet e ndara, prodhuesi gjerman thotë se rreziku nga zjarri është shumë i ulët në të dy rastet, por veturat duhet të qëndrojnë jashtë “për çdo rast”, transmeton Koha.net. Riparimet pritet të fillojnë më 18 dhjetor.

Tërheqja e parë vullnetare ka përfshirë disa modele të BMW 3 Series nga viti 2006 deri 2011, thuhet në një deklaratë të kompanisë. Këtu, problemi kishte të bënte me instalimin e kabllove të mundshëm të ventilatorit të klimës, i cili “në raste jashtëzakonisht të rralla” mund të shkaktojë zjarr, shkruante tutje në deklaratën e kompanisë, shkruan Daily Mail.

Tërheqja e dytë do të trajtojë problemin me valvulën ngrohëse në disa modele të BMW-së nga vitet 2007-2011, të cilat kanë motor me 6 cilindra.

Tërheqja më e madhe përfshinë mbi 740,000 328i, 328xi, 328i xDrive, 525i, 525xi, 528i, 528xi, 530i, 530xi, X3 3.0si, X3 xDrive30i, X5 xDrive30i, Z4 3.0i, Z4 3.0si dhe Z4 sDrive30i veturat nga vitet 2007-2011, përcjell Koha.net. Po ashtu, i përfshirë është edhe modeli 128i i viteve 2008-2011. Të gjitha këto modele kanë motorin me 6 cilindra.

Ndërkaq, tërheqja tjetër përfshinë afërsisht 673,000 vetura, ndër ta modelet 323i, 325i, 325xi, 328i, 328xi, 330i, 330xi, 335i, 335xi dhe M3 nga vitet 2006-2011. Po ashtu, në këtë tërheqje janë të përfshirë edhe modelet 328i xDrive, 335i xDrive dhe 335is nga vitet 2007-2011 dhe modeli 335d nga vitet 2009-2011.